Sport

Milani vihet pas dy futbollistëve të Lazios

Descriptive Text

Skuadra e Milanit ka bërë gati ofertën për dy futbollistët e Lazios, sulmuesin Keita Balde Diao dhe mbrojtësin Stefan de Vrij.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga gazeta italiane "Corriere dello Sport", përcjell Koha Ditore.

Gazeta bën të ditur se Milani ka bërë gati një dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh për Lazion, pasi futbollistët Balde dhe De Vrij i sheh si përforcime të duhura për edicionin e ardhshëm.

Po ashtu, edhe trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar transferimin e tyre, pasi po synon të ndërtojë ekipin që do të luftojë për paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Si Balde, 22-vjeçar, ashtu edhe De Vrij, 25-vjeçar, kanë refuzuar rinovimin e kontratave që iu skadojnë në verën e vitit të ardhshëm.