Malisheva shpall sportistët e vitit

Malisheva shpall sportistët e vitit

28 December 2018 20:55

Komuna e Malishevës, në përfundim të këtij viti, ka shpallur më të mirët në fushat e sportit, kulturës dhe rinisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Për shpalljen e më të mirëve, është organizuar një ceremoni, ku krahas klubeve dhe organizatave aktive, në këto fusha, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj dhe të tjerë.

“Komuna ka kontribuar në masivizimin e sportit, kulturës dhe aktiviteteve rinore, përmes investimeve konkrete, për klubet, shoqatat dhe organizatat, pasi të gjitha këto i kemi financuar për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Hapja e stadiumit të futbollit, ishte ngjarja që më së shumti më ka gëzuar dhe jam i kënaqur me rezultatet e klubeve tona”, tha nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në fjalën e rastit, në këtë ceremoni.

Ndërsa zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Mazreku, pasi i ka uruar klubet sportive për rezultatet e arritura, ka premtuar se do angazhohet për përkrahje nga niveli qendror.

Klubet, organizatat dhe shoqatat e Komunës së Malishevës, i ka falënderuar dhe uruar edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kreziu-Ramaj, e cila gjithashtu premtoi se do të angazhohet edhe më shumë në vitin e ardhshëm, në ngritjen e sportit, kulturës dhe rinisë.

Përndryshe, komisioni i formuar për vlerësimin e rezultateve më të mira në tri fushat, i ka shpallur më të mirët dhe ata janë si më poshtë.

Klubet më të mira të vitit : Klubi i Atletikës “Malisheva”, Klubi i Futsallit “Malisheva”, Klubi i Futbollit të Femrave “Malisheva”.

Sportistët e vitit : Eriona Begaj, Arbesa Kastrati dhe Arbnora Berisha, sportistët U16: Lekë Mazreku, Leonit Buzhala dhe Fortesa Berisha, kurse trajnerë të vitit Adrian Mazreku, Senad Alirifa dhe Adrian Telaku.

Në fushën kulturës, më të mirë u shpallën Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”.

Kurse në rini, për aktivitetet rinore, më e mirë u shpall, aktivistja e rinisë, Fllanzë Mazreku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme