Sport

Guardiola nuk dorëzohet, paralajmëron Liverpoolin për titullin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka paralajmëruar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për presionin që do ta ketë në pozitën e parë të tabelës në Premier ligë.

Në “Boxing Day”, kampioni aktual pësoi dy humbje nga Watfordi dhe Leicesteri, duke bërë një hap prapa në luftë për titullin kampion.

“Nga janari, shkurti i sezonit të kaluar njerëzit thoshin kampionati ka mbaruar. Nuk është e lehtë të luash kur të gjithë mendojnë ashtu,” shprehet Pep.

“Ky është futbolli, je në gjendje të fitosh shumë ndeshje dhe ndonjëherë je në gjendje të humbësh shumë ndeshje. E vërteta është se kemi humbur dy ndeshje radhazi. Nëse do të jesh konkurrues, atëherë duhet të fillosh të fitosh përsëri. Nëse nuk fiton, nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Guardiola.

Manchester City është në pozitën e tretë në Premier ligë, me 44 pikë shtatë më pak se lideri Liverpool që ka 51 pikë.