Kryetari i Bashkisë së Milanos kërkon falje për fyerjet raciste ndaj Koulibalyt Foto: Reuters

Kryetari i Bashkisë së Milanos kërkon falje për fyerjet raciste ndaj Koulibalyt

27 December 2018 21:21

Kryetari i Bashkisë së Milanit ka kërkuar falje për ngjarjet e fundit që i ndodhën 27-vjeçarit që u lind në Francë e që e përfaqëson Senegalin, transmeton KTV.

“Isha në stadium për ta përcjellë dashurinë e ekipit që e kam nga babai im, si shumë fansa tjerë. Në të ftohtë, emocionohem dhe i festoj fitoret e Interit. Por, këtë herë, në shtëpi shkova me zemër të thyer. Ato që iu bënë Koulibalyt ishin turpëruese. Ka qenë akt turpërues kundër një sportisti serioz si ai, që me krenari e bart ngjyrën e lëkurës. Do të vazhdoj ta ndjek Interin, por do të bëj lëvizjen time menjëherë posa të dëgjoj një gjë të tillë. Do të largohem nga stadiumi. Në emrin tim dhe të Milanit i kërkoj falje Koulibalyt”, ka deklaruar tifozi i “Nerazzurrëve” dhe kryetari i Bashkisë së Milanit, Beppe Sala.

Ai, madje, ka kërkuar që në duelin kundër Empolit, shiriti i kapitenit t’i dhurohet Asamoahs në shenjë respekti për mbrojtësin e Napolit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme