Merret vendimi, do të luhet xhiroja e planifikuar në Serie A Foto: Reuters

Merret vendimi, do të luhet xhiroja e planifikuar në Serie A

27 December 2018 20:59

Federata italiane e futbollit ka konfirmuar se Serie A do të luhet sipas planit të mëhershëm në këtë vikend, pavarësisht ngjarjeve të fundit që ndodhën pas ndeshjes Inter-Napoli të mërkurën.

Në fillim pati raportime se kjo xhiro do të shtyhet për shkak se një tifoz u shtyp dhe më pas po i njëjti vdiq jashtë stadiumit San Siro, derisa mbrojtësi Koulibali ishte njeriu që u abuzua në mënyrë racore, transmeton KTV.

Kryetari i Federatës së futbollit italian, Gabriele Gravina, i ka thënë Sky Sport Italia-s se kjo xhiro do të luhet të shtunën dhe se ndeshjet do të zhvillohen sipas planit, e nuk do të ketë ndërprerje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme