Dënohet Interi me dy ndeshje pa tifozë Foto: Reuters

Dënohet Interi me dy ndeshje pa tifozë

27 December 2018 20:56

Interi do të detyrohet t’i luajë dy ndeshje si nikoqir me dyer të mbyllura, për shkak të abuzimit racor që i është bërë mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Federata e Futbollit të Italisë, po ashtu, të enjten ka bërë të ditur se edhe tifozët e “Curva Nord” të Interit, mund të dënohen edhe me një tjetër ndeshje pa praninë e tyre në stadium, transmeton KTV.

Tifozët nuk do të mund t’u ndihmojnë “Nerazurrëve” në duelet kundër Beneventos dhe Sassuolos dhe tifozët nuk do të mund të udhëtojnë në Empoli.

Ndërkohë, Koulibaly, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, do të mungojë në dy ndeshje të kampionatit italian, pasi e ka arritur numrin e pesë kartonëve të verdhë dhe një tjetër ndeshje për duartrokitjet sarkastike drejt gjyqtarit Paolo Mazzoleni.

Lorenzo Insigne është dënuar me 10.000 euro për shkak të protestave të ashpra në gjyqtarin kryesor, si kapiten.

Juventusi do të paguajë 10.000 euro dhe Bologna 5000 euro për shkak të lëshimit të mjeteve shpërthyese, ndërsa Atalanta penalizohet me 3000 euro për ndezje të mjeteve piroteknike.

Edhe trajneri i “Bardhezinjve”, Max Allegri, është dënuar me 10.000 euro për sjellje jo të mirë drejt të punësuarve në Zyrën e Prokurorisë Federale në dhomat e zhveshjes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme