Sport

City humb sërish, bie në vendin e tretë

Foto: Reuters

Manchester City ka pësuar dy humbje radhazi në Premier Ligë.

Ekipi i Pep Guardiolas pësoi në udhëtim te Leicesteri me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

City e nisi më mirë takimin kur Silva shënoi në minutën e 14.

Por, vendasit përmbysën gjithçka përmes Albrightonit, dhe Ricardo Pereiras.

Në vendin e tretë City ka 44 pikë, kurse Leicesteri në vendin e shtatë ka 28 pikë.