Sport

Liverpooli dëshiron transferimin e Hazardit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se dëshiron transferimin e sulmuesit të Borussia Monchengladbachut, Thorgan Hazard, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vëllai i Eden Hazardit të Chelseat, sivjet ka realizuar 12 gola dhe shtatë asistime në 19 paraqitje për klubin gjerman.

Kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2020, por sipas Daily Star, Liverpooli pritet të ofrojë 31 milionë funte gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazeta britanike raporton se Kloppi është i gatshëm ta kthejë Hazardin te Gladbachu në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Thorgan Hazard në vitin 2012 ishte pjesë e Chelseat.