Sport

Gjiganti italian hyn në garë për Lozanon

Klubi italian, Milan i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e PSV Eindhovenit, Hirving Lozano.

Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave kuqezinjtë synojnë që të transferojnë në skuadër talentin meksikan për të cilin ka shprehur interesim edhe Barcelona, transmeton kp.

Kuqezinjtë, pavarësisht problemeve dhe gjobave të marra nga UEFA, janë gati që të paguajnë deri në 40 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjera.

Lozano iu bashkua holandezëve në verën e vitit 2017 nga skuadra meksikane Pachuca për tetë milionë euro, ndërkohë që në këtë sezon ai ka shënuar 15 gola në 27 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet.