Guardiola: Sivjet kam ekip më të mirë

Guardiola: Sivjet kam ekip më të mirë

25 dhjetor 2018 15:00

Manchester City vjet e fitoi titullin me 100 pikë, megjithatë Pep Guardiola beson se ekipi i tij sivjet është edhe më i mirë.

Vitin e kaluar City u shpall kampion me 19 pikë më tepër se ndjekësi i parë, Manchester Unitedi, derisa kishte pësuar vetëm dy humbje ndaj Liverpoolit e Chelseat.

E sivjet deri tani ka pësuar dy humbje, nga Crystal Palace e Chelsea.

“Në detaje të vogla jemi më të mirë se sezonin e kaluar, gjë që është normale sepse kemi më shumë kohë së bashku. Procesi ynë, ndërtimi, presingu, mund të përdorim lëvizje të ndryshme, kemi më shumë alternativa për t’u mbrojtur kur jemi në sulm, e jemi më solid kur mbrohemi”, është shprehur ai për Sky Sports.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme