Sport

Juventusi i gatshëm t’i japë Ramseyt pagë 10 milionë euro në sezon

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm që t’i ofrojë pagë prej 10 milionë euro në sezon Aaron Ramseyt.

Kontrata aktuale uellsianit me Arsenalin e skadon në qershor, dhe nga janari ai është i lirë që të negociojë me klubet që dëshiron, transmeton Koha.net.

E në garë për të është edhe PSG-ja, që e dëshiron uellsianin në parametra zero.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se Ramsey është pajtuar që të bashkohet me Juventusin nga vera e vitit 2019.