Sport

Kariusi mbyll 2018-ën me një tjetër gafë të rëndë

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ardhja e vitit të ri, por duket se ka një njeri në botë, që mezi pret të largohet 2018-a dhe ky është portieri gjerman, Loris Karius.

Pas gafave që i kushtuan trofeun e Ligës së Kampionëve Liverpoolit, portieri gjerman u huazua te Besiktasi në kampionatin turk, për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Por edhe këtu gabimet e ndoqën pas, sepse Kariusi u bë protagonist për keq në disa raste, ndërsa më e fundit ishte në ditën e djeshme, në sfidën Kasimpasha-Beshiktash, që përfundoi 4-1 për vendasit, shkruan tch.

Portieri gjerman pësoi një gol vërtetë të çuditshëm në atë që ishte ndeshja e fundit për vitin 2018 dhe natyrisht që për vitin e ardhshëm, duhet të urojë që të kenë mbaruar gafat të cilat i janë qepur pas.