Sport

Feronikeli mposht thellë Hajvalinë, vazhdon garën për titull

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse prej 6 me 0 në shtëpi ndaj Hajvalisë.

Në këtë fitore shkëlqeu Bujar Shabani, i cili realizoi hat-trick, duke shënuar në minutat 10, 30 dhe 76, raporton Koha.net.

Kurse dy golat e tjerë i shënuan Labinot Osmani e Mentor Zhdrella e Ylli Hoxha.

Pas kësaj fitore Feronikeli shkon në kuotën e 58 pikëve, katër më pak se lideri Trepça ’89, ndërsa Hajvalia në vendin e fundit ka vetëm shtatë pikë.