Sport

Spalletti: Interit i mungon karakteri

Descriptive Text

Luciano Spalletti nuk është aspak i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, Interit pas barazimit prej 1 me 1 ndaj Chievos në udhëtim.

Ai thotë se ekipi i tij s’ka mësuar asgjë nga ndeshjet e kaluara.

“Ndaj Chievos nuk kishte asgjë ndryshe nga ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar”, është shprehur ai për Sky Sport Italia. “Chievo diti si ta përdorë këtë stil futbolli direkt me topa të gjatë, dhe ne lejuam që të befasoheshim. Është e qartë, ne duhet të punojmë më tepër në këto situata, pasi kishim shumë shanse për ta mbyllur çështjen e fituesit”.

Ai më tutje ka shtuar se, “ende nuk po arrijmë të jemi mjaftueshëm të përkushtuar, por kemi kualitetin dhe kemi avantazhin në fushë, duhet ta shfrytëzojmë që të marrim rezultate”.