Sport

Chievo ia mohon fitoren Interit

Interi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Chievo, që është në vendin e fundit në Serie A.

Mysafirët e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 39 përmes Ivan Perishiqit, që shënoi pas asistimit nga D’Ambrosio, transmeton Koha.net.

E kur u mendua se Interi do të dilte nga kjo sfidë me pikët e plota ashtu nuk mendoi sulmuesi Sergio Pellissier që shënoi në minutën e 90+1.

Me karton të verdhë në këtë takim u ndëshkua mesfushori shqiptar Përparim Hetemaj.

Interi në vendin e tretë tani ka 33 pikë, derisa Chievo në vendin e fundit ka 5 pikë.