Një ish-kampione e Evropës i shtohet listës së rivaleve të forta të Kosovës

Një ish-kampione e Evropës i shtohet listës së rivaleve të forta të Kosovës

22 December 2018 09:05

Një ish-kampione e Evropës do të shtohet në listën e kundërshtareve më të fuqishme të përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Është përfaqësuesja e Danimarkës me të cilin pritet të takohet Kosova në mars të vitit të ardhshëm, në terminin gjatë të cilit është e obliguar të luajë një miqësore ndërkombëtare (21-23 mars). Marrëveshja mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj daneze është pranë finalizimit.

Kosova, njëjtë si edhe katër përfaqësuese të tjera evropiane, është e obliguar të luajë miqësore në mars, para se të nisë kualifikimet për "Euro 2020". Termini për ndeshjet e para kualifikuese është 21-23 mars, ndërsa në këtë termin Kosova është e lirë. Dhe që gara të jetë më e barabartë, UEFA ka paraparë që në të gjithë terminët të gjitha përfaqësueset të kenë ndeshje. Pos Kosovës në terminin e parë, ndeshje kualifikuese nuk kanë edhe Gjermania, Uellsi, Danimarka e Serbia.

Uellsi ka njoftuar më herët se do të luajë miqësore me Trinidad & Tobagon më 20 mars në Wrexham. Federata e Gjermanisë të premten ka njoftuar se përfaqësuesja e saj do të luajë ndaj Serbisë më 20 mars në Wolfsburg.

Kështu kundërshtari i vetëm i mundshëm evropian i Kosovës është ekipi përfaqësues i Danimarkës, me të cilin marrëveshja është pranë finalizimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme