Sport

Basketbollistet e Bashkimit lënë prapa burrat e KF Lirisë dhe KB Bashkimit për “Ekipin e Vitit”

Basketbollistet e Bashkimit kanë rrëmbyer çmimin si “Skuadra e Vitit” në komunën e Prizrenit, në ceremoninë e mbajtur sot.

Ato kanë mposhtur dy ekipet e burrave, Lirinë në futboll, e Bashkimin në basketboll, transmeton Koha.net.

Në një postim në Facebook KBF Bashkimi ka shkruar: “Kur viti mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme – kampion”.

E basketbollistja Aulona Muhadri është në mesin e 10 sportistëve më të mirë të kësaj komune.

Kujtojmë se KBF Bashkimi kishte fituar titullin në edicionin e fundit të Superligës pas shtatë vjet pritjeje. E aktualisht është kampion dimëror me tetë fitore me po aq ndeshje.

{gallery}