Sport

Freiburgu pret kthimin e Abrashit në 1-vjetorin e lëndimit

Edicioni 2018\2019 për Amir Abrashin mund të nisë në pranverën e ardhshme. Paraqitjen e parë të këtij edicioni me ekipin e Freiburgut, që garon në Bundesligë, mund ta regjistrojë në muajin mars, kur edhe do të mbushë fiks një vit nga lëndimi i pësuar në gjurin e tij të djathtë.

Abrashi 28-vjeçar deri në atë kohë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Freiburgut, Chritsian Streich.

"Amiri ka stërvitur mirë, shumë fuqishëm. Të gjithë që e njohin Amirin, e dinë se çfarë luftëtari është në fushë. Ai me ritëm të njëjtë edhe stërvitet", ka thënë Streich, njofton "ligainsider.de".

Streich u shpreh i lumtur me rikuperimin e Abrashit. Ai vlerëson lart potencialin që ka mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.

"Abrashi ka jashtëzakonisht muskuj të fortë. Amiri mund t'i bashkohet ekipit tonë në fund të muajit janar dhe ne do ta kemi në dispozicion për ndeshjet e muajit mars. Procesi i shërimit të mesfushorit tonë është duke shkuar mirë, kështu që ne duhet të jemi të lumtur me këtë proces. Na ka munguar shumë dhe presim sa më shpejt ta kemi në dispozicion. Ai është i rëndësishëm për ne", ka theksuar Sreich.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).