Sport

Tri ndeshjet e ardhshme vendimtare për fatin e Gattusos

Gennaro Gattuso ka tri ndeshjet e ardhshme në Serie A për të siguruar të ardhmen e tij si trajner i Milanit, raporton Sport Mediaset.

Trajneri italian është në rrezik për t’u shkarkuar pas eliminimit nga Liga e Evropës, transmeton Koha.net.

Rossonerët kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit në Serie A me rezultat prej 0-0 ndaj Torinos dhe Bolognas.

E sipas këtyre raportimeve thuhet se Milani i ka dhënë afat Gattusos deri në fund të dhjetorit për të dëshmuar se është i denjë për ta menaxhuar skuadrën.

Tri ndeshjet e ardhshme Milani do të përballet me Fiorentinën, Frosinonen e Spalin.