De Bruyne për Muriqin: Është i ftohtë si akull

De Bruyne për Muriqin: Është i ftohtë si akull

19 December 2018 14:44

Lojtarët e Manchester Cityt kanë përgëzuar portierin e Kosovës pas ndeshjes së mbrëmshme.

Arianet Muriqi ishte hero i Manchester Cityt në ndeshjen me Leicester Cityn, të cilën skuadra kampione e Anglisë e fitoi pas ekzekutimit të penalltive, ku portieri i Kosovës priti dy 11 metërsha lojtarëve të Leicesterit.

Falë Muriqit, City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Angli, derisa portieri 19-vjeçar është përgëzuar për paraqitjen edhe nga ylli i ekipit Kevin De Bruyne.

“Gjithçka ishte e hapur, derisa Muriqi ishte njeriu i cili na siguroi neve gjysmëfinalen”, ka deklaruar De Bruyne për Sky Sports.

“Ai ka bërë disa pritje fantastike dhe duket sikur ka akull brenda tij”.

“Muriqi ka bërë atë që duhej bërë dhe në fund besoj se ky mund iu shpërblye. Është moment shumë i mirë për të”.

Kujtojmë se Muriqi ka bërë debutimin e tij edhe me Kosovën, në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve, të cilën përfaqësuesja jonë e ka fituar 4-0 ndaj Azerbajxhanit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme