Sport

Reali dëshiron rikthimin e Mourinhos

Real Madridi është duke menduar që të rikthejë Jose Mourinhon në krye të ekipit.

“Mbretërit” janë në kërkim të një trajneri të ri për Santiago Solarin që do të jetë në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni.

Gazeta “El Pais” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez e dëshiron Mourinhon në ekip.

Klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë 20 milionë pagë vjetore për portugezin. Bisedimet kanë nisur që prej muajit tetor, raporton kjo gazetë.