Sport

Lakersat mposhten për herë të dytë me radhë

Los Angelos Lakers pësuan humbjen e dytë radhazi.

Në Barclays Center 16-herë kampionët e NBA u mposhtën me rezultatin 115-110 nga Brooklyn Nets duke pësuar disfatën e 13-të në 31 takime gjithsej.

LeBron James e bëri siç duhet punën e tij pasi realizoi 36 pikë ndërsa kontribuoi edhe me 8 asistime e 13 kërcime, por as paraqitja e shkëlqyer e tij dhe as 45 pikët e dyshes Lonzo Ball-Kyle Kuzma nuk u mjaftuan Lakers për të evituar këtë disfatë.

Te Brooklyn spikati ish basketbollisti i skuadrës kaliforniane D’Angelo Rusell, që shënoi 22 pikë.

Vijon forma e mirë e Denver Nuggets që regjistroi suksesin e katërt radhazi pasi mposhti 126-118 Dallas Mavericks duke ruajtur kreun në Konferencën e Perëndimit.

Nikola Jokiq ishte më i miri për Nuggets pasi realizoi 32 pikë ndërsa shtoi edhe 16 kërcime. Për ekipin nga Teksasi nuk mjaftuan 53 pikët e dyshes Barnes-Donçiq. Për Dallas kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Ndalet seria prej shtatë fitoreve radhazi për Indiana Pacers. Në Indianapolis, ata u mposhtën mposht me rezultatin e ngushtë 91-92 nga Cleveland Cavaliers me dy pikëshin e realizuar nga Larry Nance JR, në sekondën e fundit të takimit.

Pas një ecurie jo të mirë, Atlanta Hawks i kthehet fitoreve. Skuadra nga Georgia u rikthye te fitorja falë suksesi 118-110 ndaj Washington Wizards.

Dallimin në këtë sfidë e bëri loja në grup e Atlantës ndërkohë që kryeqytetasve nuk u mjaftoi paraqitja e Bradley Beal që realizoi 29 pikë.