Sport

Unitedi humb miliona euro pas shkarkimit të Mourinhos

Descriptive Text

Pas rezultateve të dobëta, Manchester Unitedi vendosi ta shkarkojë sot Jose Mourinhon.

Skuadra angleze është 19 pikë larg kreut të tabelës, por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions League.

Shkarkimi i Jose Mourinhos do t’i kushtojë Manchester Unitedit 26.7 milionë euro, transmeton kp.

Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët e mëparshëm, David Moyes dhe Louis van Gaal.

Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajner, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi.