Sport

Aliti mund të transferohet në Suedi

Descriptive Text

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, mund të transferohet në kampionatin elitar të Suedisë.

Mediumet në Shqipëri kanë raportuar të hënën se Skënderbeu ka arritur marrëveshje me një skuadër suedeze.

Nga shitja e Alitit, siç shkruan "Telesport", Skënderbeu pritet të përfitojë 500 mijë euro. Për Alitin interesim kanë shprehur skuadra kampione e Suedisë AIK-ut, Malmo dhe Norrkoepingu.

Aliti 25-vjeçar me Skënderbeun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai më herët karrierë ka bërë tek Old Boys, Luzerni, Sheriff Tiraspol dhe Slaven Belupo.