Shaqirit i plotësohet dëshira, kthehet në vendin ku u bë yll

Shaqirit i plotësohet dëshira, kthehet në vendin ku u bë yll

18 December 2018 09:44

Manchester Unitedi kishte shfaqur interesim për të transferuar Xherdan Shaqirin në verë. Në fund Shaqiri përfundoi te skuadra tjetër e madhe angleze, Liverpool, ndërsa Unitedi të dielën mbrëma është njoftuar nga afër me cilësitë e lojtarit që ka mundur të ketë në radhët e veta.

Një gjigant tjetër i futbollit do të mundë të kuptojë se çfarë "xhevahiri" ka lëshuar nga dora, nëse Shaqiri vazhdon në shkurt e në mars me formën që e shfaqi të dielën, përcjell Koha Ditore.

Shorti i tërhequr të hënën ka caktuar që Shaqiri të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, Bayern Muenchen në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli i Shaqirit e pret në "Anfield" skuadrën e Bayernit më 19 shkurt, ndërsa më 13 mars në "Allianz Arena" të Muenichut luhet ndeshja e kthimit. Shorti i së hënës ka bërë që të plotësohet dëshira e Shaqirit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme