Sport

Shaqiri i lumtur për ndikimin që pati në lojë

Xherdan Shaqiri ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme kundër rivalit të përbetuar të Liverpoolit, Manchester Unitedit.

Shaqa shënoi dy gola në fitoren prej 3 me 1 përkundër që hyri në lojë në minutën e 70, transmeton Koha.net.

“Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur është në stol, kjo është normale. Por, vetëm 11 lojtarë mund të luajnë, prandaj vendos trajneri. Gjithmonë mundohem të kem ndikim kur inkuadrohem ose kur e nis takimin nga fillimi. Sot pata ndikim të mirë me dy golat, jam i kënaqur”, u shpreh Shaqiri pas takimit.

Ai ka shtuar se, “ishte fitore e rëndësishme dhe e mrekullueshme. Luajtëm shumë mirë, në pjesën e dytë bëmë më shumë se Unitedi, dhe në fund merituam fitoren”.