Gattuso drejt largimit nga Milani

Gattuso drejt largimit nga Milani

16 dhjetor 2018 16:51

Eliminimi nga Liga e Evropës i Milanit këtë mesjavë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen Gennaro Gattusos.

Grupi ishte brenda mundësive të Milanit, eliminimi njollos historinë kuqezi në Europë, teksa në nivel ekonomik vazhdimi i rrugëtimit europian do të sillte të ardhura shtesë në arkat e klubit.

Gattuso do të ketë një detyrë të vështirë deri në fund të sezonit teksa do t’i duhet të sigurojë Milanit një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton kp.

Por pyetjet se kush do ta zëvendësojë Gattuson. Ëndrra ngelet Antonio Conte i cili është i pa punë pas aventurës 2 vjeçare me Chelsean.

Megjithatë ai do të vazhdojë të drejtojë Milanin deri në fund të sezonit, teksa ka dhe konfirminim nga drejtuesit.

Komentet

Fast Eagle17/12/2018 13:54

"teksa në nivel ekonomik vazhdimi i rrugëtimit europian do të sillte të ardhura shtesë në arkat e klubit."?!? Srz jeni shume te pa informuar

Shto koment

Të ngjashme