Sport

Southamptoni befason Arsenalin, shkëlqen Ingsi

Southamptoni ka ndërprerë serinë e mirë pa humbje të Arsenalit, duke e mposhtur me rezultat prej 3 me 2.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings shënoi dy golat për vendasit, derisa Arsenali u kundërpërgjigj me armenin Mkhitaryan, që shënoi dy herë, transmeton Koha.net.

Por, me një kundërsulm në minutën e 85 vendasit arritën të shënojnë golin e fitores përmes Austinit.

Në vendin e pestë tani Arsenali ka 34 pikë, derisa në vendin e 17 Southamptoni ka 12 pikë.