Unitedi vendos ta shesë Pogban në janar

Unitedi vendos ta shesë Pogban në janar

16 December 2018 10:37

Manchester Unitedi raportohet se ka vendosur të shesë Paul Pogban në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e Pogbas në Old Trafford ka qenë cak i spekulimeve gjatë gjithë sezonit pas raportimeve se ka pasur përplasje me trajnerin Jose Mourinho.

“The Mirror” tani raporton se portugezi ka humbur durimin dhe ka vendosur ta largojë lojtarin, edhe pse ai kaloi te “Djajtë e Kuq” vetëm dy vjet më herët për shifër rekorde.

Juventusi konsiderohet favoriti për 25 vjeçarin, me Unitedin që shpreson të arrijë marrëveshje me përfshirjen e Miralem Pjaniqit ose Alex Sandros së “Zonjës së Vjetër”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme