Ronaldo i vërtetë po adaptohet në rolin e pronarit

Ronaldo i vërtetë po adaptohet në rolin e pronarit

16 December 2018 16:24

Ish-fituesit të Kupës së Botës, Ronaldo Luis Nazario de Limas, iu deshën vetëm pak javë për të kuptuar se duhet të ketë kujdes në fjalët e tij tash që është pronar i një klubi.

Pak kohë pasi shpenzoi rreth 30 milionë dollarë për t'u bërë aksionari më i madh në skuadrën e La Ligas spanjolle Real Valladolid, në shtator, dhe bëri një transicion të rrallë për një lojtar të kalibrit të tij, Ronaldo u paraqit në një ndeshje në stadiumin "Jose Zorrilla" të Valladolidit. Nga zona e drejtorëve ai shikoi se si sulmuesi anësor Keko lëshoi një rast të qind për qind shënimi, ndërsa ishte një kundër një me portierin.

Duke ndierë se ka diçka për të folur, Ronaldo e kërkoi Kekon pas ndeshjes. Ai i tha Kekos se duhet të mbajë nervat në situata të tilla, të presë portierin të bëjë lëvizjen e parë.

"Është e lehtë të thuash kur je Ronaldo", iu përgjigj Keko.

"Unë kam ndalur së foluri. Nuk do të them më se çfarë mendoj", thotë Ronaldo. "Për mua, gjërat ishin shumë të lehta"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme