Sport

Dy djem të axhës po i bëjnë krenare familjen dhe Kosovën

Descriptive Text

Në Qipro ishte një prej stacioneve më të suksesshme të deritashme në rrugëtimin e Leuart e Milot Avdylit.

16-vjeçarët janë djem të axhës dhe rrugëtimin në futboll e bëjnë së bashku prej fillimit të karrierës. Dhe fillimi "flet" për një karrierë premtuese. Të dy janë pjesë e përfaqësueses U-17 të Kosovës në futboll, shkruan Koha Ditore.

Më i vogli prej tyre, Miloti, shënoi golin e vetëm për Kosovën U-17 në fitoren 1:0 ndaj Qipros, më 1 nëntor në Paphos. Me atë fitore Kosova fitoi Grupin 5 të raundit kualifikues për evropianin e vitit të ardhshëm dhe siguroi kalimin në raundin elitar.

Kosova i la pas Skocinë, Zvicrën e Qipron dhe tash në mars në raundin elitar do të luajë me Ukrainën, Spanjën dhe Greqinë. Ishte hera e parë që përfaqësuesja U-17 kaloi raundin kualifikues dhe suksesi u vlerësua historik. Kontributi i lojtarëve me mbiemrin Avdyli në këtë sukses u vlerësua i madh. Leuarti i lindur më 14 prill të vitit 2002 luan si mbrojtës. Ndërsa Miloti i lindur më 28 korrik të vitit 2002 luan si sulmues... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)