Sport

Barça ia ofron Arsenalit shërbimet e Suarezit

Arsenalit i është ofruar mundësia e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarezit.

24-vjeçari sivjet ka luajtur vetëm tetë minuta në La Liga dhe pritet të largohet nga kampioni spanjoll.

Sipas “The Independent”, përfaqësuesit e Suarezit ia kanë ofruar shërbimet e tij Arsenalit për 14 milionë funte.

Kontrata e Suarezit me Barçën skadon në fund të këtij sezoni.