Sport

Roma refuzon ofertën e klubit anglez për Cengiz Underin

Roma nuk e ka ndërmend ta largojë yllin e skuadrës së tyre, Cengiz Under.

Sipas “Tuttomercatoweb”, së fundi drejtuesit e klubit romak kanë refuzuar një ofertë prej 32 milionë euro të Arsenalit, transmeton KTV.

Kjo ofertë është refuzuar nga Roma, të cilët i kanë vendosur tashmë çmimin prej 50 milionë euro lojtarit të tyre.

Deri më tani, këtë sezon, Under ka shënuar pesë gola dhe ka realizuar pesë asistime në 19 ndeshje për Romën