Sport

Gattuso: Eliminimi të dhembë

Gennaro Gattuso ka fajësuar lojtarët e tij për eliminimin nga Olympiacosi në Ligën e Evropës, për çka thotë se është shumë e dhimbshme.

Rossonerët do të vazhdonin tutje garën në Ligën e Evropës edhe nëse do të pësonte në udhëtim te klubi grek me rezultat prej 1-0, apo 2-3, por humbja prej 3 me 1 nënkuptoi se Olympiacosi siguron kalimin nga faza e grupeve, transmeton Koha.net.

Është hera e parë që nga sezoni 1999 që Milani nuk arrin të kalojë fazën e grupeve në një garë evropiane.

“Patëm lojën në dorë, por pastaj të krijosh tetë raste shënimi në një stadium si ky dhe më pas të dështosh në momentin kur gjërat shkojnë keq, atëheë meritoni të eliminoheni. Kjo humbje është me të vërtetë e vështirë të gëlltitet. Jam duke u përpjekur. Por, të dhemb, nuk ka asnjë kuptim të mohohet. Të dhemb”, është shprehur Gattuso për Sky Sports Italia.