Sport

Kosova U16, U18, dhe U20 mëson grupet për Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës U18, kampione e Kampionatit Evropian divizioni C, ka mësuar emrat e kundërshtarëve për Kampionatin Evropian, divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë.

Kosova është pjesë e grupit D, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Bjellorusinë, Austrinë dhe Portugalinë.

“Dardanët” do të garojnë në divizionin B, pas suksesit historik të arritur duke e fituar Kampionatin Evropian, divizioni C, që u mbajt në Prishtinë, transmeton KTV.

Përveç Kosovës, U18, në Beograd, kundërshtarët i kanë mësuar edhe Kosova U20 dhe U16.

U20 është në Grupin C, së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë . Ndeshjet e këtij grupi do të mbahen në Portugali nga data 12 deri më 21 korri. Ndërsa U16 është pjesë e Grupit A, së bashku me Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë. Takimet e këtij grupi do të mbahen në Podgoricë të Malit të Zi.


Kosova U20, U16 dhe U18 femrat pjesë e Kampionatit Evropian divizioni B


Të enjten në Beograd, është hedhur shorti i Kampionatit Evropian Divizioni B, për kategoritë e reja në të dyja konkurrencat.

Kosova do të marrë pjesë në tri kategoritë në Divizionin B, me U16, U 18 dhe U20 në konkurrencën e femrave.

Vajzat e ekipit të Kosovës, U20, janë në Grupin A, të Divizionit B, së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen nga 3 deri më 11 gusht të vitit të ardhshëm, por nuk është bërë i ditur ende vendi organizator i këtij divizioni.

Edhe Kosova U18 në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtarët e Kampionatit Evropian divizionin B, në basketboll.

Evropiani U18 që do të mbahet në Shkup nga 5 deri më 14 korrik, e ka gjetur Kosovën në Grupin A, së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

Edhe Kombëtarja U16 në konkurrencën e femrave, ka mësuar rivalët e Kampionatit Evropian në divizionin B.

Kosova është në grupin C, së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjia, Izraeli dhe Zvicra.

Evropiani në divizionin B, do të mbahet prej 15 deri më 24 gusht të vitit të ardhshëm, në Sofje të Bullgarisë.