Sport

Marotta zyrtarizohet si drejtor sportiv i Interit

Ish-drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, u emërua drejtor ekzekutiv i klubit të futbollit Inter.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Marotta përmes një postimi në Twitter, pak pasi bordi mori një vendim për emërimin e tij, transmeton KosovaPress.

Ai ishte një nga zyrtarët më të suksesshëm të Juventusit, me të cilët fitoi shtatë tituj të njëpasnjëshëm.

Interi do të luajë në Ligën e Evropës në pranverë, ndërsa në kampionatin italian është i treti në tabelë, me 14 pikë pas Juventusit në krye të renditjes tabelare.