Sport

Problemet financiare mund ta detyrojnë Interin ta sakrifikojë Skriniarin

Interi mund të detyrohet ta shesë mbrojtësin Milan Skriniar në vitin e ardhshëm.

Calcio Mercato raporton se ky veprim i Interit mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet klubi italian, transmeton Koha.net.

Nerazzurët duhet të sigurojnë 50 milionë euro në mënyrë që të shmangë ndonjë dënim, dhe duket se mbrojtësi sllovak mund ta mbulojë këtë shifër.

Aktualisht Skriniar vlerësohet rreth 75 milionë euro dhe synohet nga top klubet evropiane, përfshirë këtu Manchester Unitedin, Barcelonën, e Real Madridin.