Sport

Reali ringjall interesimin për Icardin

Real Madridi ka ringjallur interesimin për kapitenin e Interit, Mauro Icardi pasi klubi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Interi që tani do të bëjë gara në Europa Ligë do të përballet me interesimin e Realit për lojtarin e tyre më të mirë që së fundmi ka thënë se nuk do të largohet nga San Siro pa fituar ndonjë trofe me Interin.

Gazeta “AS” raporton se largimi i hershëm i Interit nga “Championsi” mund t’ia ndryshojë mendjen Icardit dhe kjo do të jetë e mjaftueshme që Madridi të tentojë transferimin e tij në janar, pas disa dështimeve gjatë verës.

25-vjeçari ka realizuar 12 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat për Interin.