Sport

Rashfordi çon Unitedin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Nuk mjaftoi koha e rregullt që Manchester Unitedi të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, dhe këtë e arriti vetëm në vazhdime.

Kohën e rregullt Unitedi e përfundoi me barazim ndaj Anderlechtit, 1-1, ashtu siç ishte edhe në Belgjikë, raporton Koha.net.

Ishte Mkitaryan ai që shënoi në minutën e dhjetë për t’i dhënë epërsinë Unitedit, pas asistimit nga Rashford.

Kurse shifrat i barazoi Hanni në minutën e 32.

Në vazhdime Unitedi arriti të shënojë golin që e çoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përmes Marcus Rashfordit, i cili shënoi në minutën e 107.