Ajaxi e Bayerni e mbyllin me spektakël fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve Foto: Reuters

Ajaxi e Bayerni e mbyllin me spektakël fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

12 December 2018 23:00

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në “Johan Cruijff Arena” ndërmjet Ajaxit dhe Bayernit.

Në këtë sfidë u shënuan gjashtë gola, derisa nuk munguan as kartonët e kuq, transmeton Koha.net. 3 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Lewandowski shënoi dy gola për Bayernin, kurse një gol e shënoi Comani.

Të vendasit dy herë shënoi Tadiqi, kurse një pikë Ajaxit ia siguroi Tagliafico në minutën e 90+5.

Wober te Ajaxi, e Muller te Bayerni u ndëshkuan me karton të kuq.

Në kuadër të Grupit E fitore shënoi edhe Benfica ndaj AEK-ut, duke siguruar vendin e tretë që çon në Ligën e Evropës.

Bayerni me 14 pikë, e Ajaxi me 12 vazhdojnë tutje garën në Ligën e Kampionëve. Benfica e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse pa pikë AEK-u mban vendin e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme