Unitedi e Juventusi e mbyllin me humbje fazën e grupeve Foto: Reuters

Unitedi e Juventusi e mbyllin me humbje fazën e grupeve

12 December 2018 22:57

Manchester Unitedi e Juventusi e kanë mbyllur me humbje fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” pësuan 2 me 1 në udhëtim te Valencia, transmeton Koha.net. Soler shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 17.

Kurse epërsinë e dytë Valencias ia dha mbrojtësi i Unitedit, Phil Jones duke shënuar autogol në minutën e 47.

E të vetmin gol për Unitedin e shënoi Rashfordi.

Kurse në ndeshjen tjetër Juventusi pësoi në udhëtim te Young Boysi 2 me 1.

Dy golat për vendasit i shënoi Hoarau, kurse për Juventusin golin e vetëm e shënoi Dybala pas asistimit nga Ronaldo.

Përkundër humbjeve, Juventusi e Unitedi vazhdojnë tutje.

Në krye të tabelës Juventusi ka 12 pikë, kurse Unitedi në vendin e dytë me 10 pikë. Valencia me vendin e tretë me tetë pikë do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës. E në fund të tabelës Young Boysi ka vetëm katër pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme