Sport

City mbyll me fitore fazën e grupeve në “Champions”, Lyoni i bashkohet në 16 më të mirët

Manchester City ka mbyllur me fitore fazën grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur 2 me 1 Hoffenheimin.

Leroy Sane shënoi dy golat për “Qytetarët” teksa Kramariq shënoi të vetmin për mysafirët.

Nga Grupi F, pos Cityt, që tashmë kishte siguruar kualifikimin në 16 më të mirë, tutje kalon edhe Lyoni që arriti barazim jetik si mysafir i Shakhtarit.

Ekipet barazuan 1 me 1 me Moraesin që realizoi te ukrainasit e Nabil Fekirin te francezët.

Tabela e këtij grupi mbyllet me Cityn në pozitën e parë me 13 pikë, Lyonin në vendin e dytë me tetë, ndërsa Shakhtari si i treti me gjashtë pikë shkon në Ligën e Evropës. Hoffenheimi bie nga “Championsi” me vetëm tri pikë.