Sport

City zyrtarizon blerjen e portierit amerikan

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit Zack Steffen nga klubi amerikan Columbus Crew.

I cilësuar si një prej portierëve me të ardhme të ndritur, 23-vjeçari amerikan do t’i bashkohet Cityt gjatë verës së vitit 2019 pas nënshkrimit të kontratës katërvjeçare.

Ai do të mbetet te Columbus deri në muajin mars ndërsa në korrik do të kompletojë transferimin te City.