Sport

Olympiacosi ia shkëput kontratën Toures, grekët të pakënaqur me të

Yaya Toure është larguar nga Olympiacosi vetëm tre muaj që prej transferimit të tij, ka konfirmuar klubi grek.

35-vjeçari kaloi në Greqi në muajin shtator, pasi u largua nga Manchester City si lojtar i lirë.

Gjatë këtyre tre muajve ai ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje dhe të martën [sot] ka marrë pjesë në stërvitje për t’u përshëndetur me bashkëlojtarët.

Sipas radios greke Sport24, Toure është larguar pasi nuk ka përmbushur pritshmëritë e menaxherit Pedro Martins.