Sport

Kosova U21 në grup me Shqipërinë dhe Anglinë

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha U21, do të luajë me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Kosova e Shqipëria do të jenë pjesë e grupit 3 kualifikues.

Pos këtyre dy ekipeve, aty do të jenë edhe Anglia, Austria, Turqia e Andorra.

Fushata kualifikuese nis më 18 mars 2019, derisa mbyllet më 13 tetor të vitit 2020.