Sport

Chelsea suspendon katër tifozë për racizëm

Chelsea ka njoftuar se ua ka ndaluar katër tifozëve hyrjen në stadium deri në përfundim të hetimeve, pasi ata akuzohen për fyerje raciste ndaj sulmuesit të Manchester Cityt, Raheem Sterling, raportoi faqja zyrtare e klubit londinez.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e së shtunës që Chelsea e fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Cityt.

Chelsea në komunikatë ka thënë se mbështet plotësisht hetimin e policisë ndaj këtyre akuzave për racizëm.

Pas shikimit të video-xhirimeve, klubi ka marrë masa për t'ua ndaluar futjen në stadium katër tifozëve.