Sport

Shumë skuadra pas Alex Sandros

Alex Sandro nuk e ka vazhduar ende kontratën me Juventusin.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka nisur bisedimet me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët.

Këtë situatë të krijuar te Juve janë duke u munduar ta shfrytëzojnë skuadra të njohura evropiane.

Interesim për mbrojtësin brazilian, kanë shprehur Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, që synojnë transferimin e 27-vjeçarit.

Sandro ka kontratë me Juventusin, deri në vitin 2020.