Edhe Manchester City synon Cengiz Underin Foto: Reuters

Edhe Manchester City synon Cengiz Underin

10 December 2018 15:08

Klubet e Premier Ligës shumë të interesuara për talentin turk.

E ardhmja e Cengiz Underit mund të jetë në Premier Ligë.

Pas Arsenalit dhe Tottenhamit, tani janë kampionët e Anglisë, Manchester City që kanë hyrë në garë për futbollistin turk.

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola e do me çdo kusht që në janar 21-vjeçarin, i cili vazhdon të mos gjejë marrëveshjen për rinovimin e kontratës me verdhekuqtë.

Për t’ia shkëputur mesfushorin klubit italian, drejtuesit e Manchester City janë gati të ofrojnë shumën e 56 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Roma do ta bind Underin për të vazhduar kontratën, apo nuk do të mund t’i rezistojë ofertave që sa po shkojnë e po shtohen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme