Në këtë datë do të zyrtarizohet Marotta te Interi

Në këtë datë do të zyrtarizohet Marotta te Interi

10 dhjetor 2018 10:25

Mediat italiane raportojnë datën e zyrtarizimit të Giuseppe “Beppe” Marottas në krye të Interit.

Sipas burimeve të “Corriere della Sera”, Marotta ditën e enjte (13 dhjetor) do të zyrtarizohet dhe prezantohet në cilësinë e drejtuesit më të ri të Interit.

Ish-administratori i deleguar i Juventusit do të ketë menjëherë detyrën aspak të thjeshtë, të ndihmojë trajnerin zikaltër, Luciano Spalleti dhe skuadrën që të dalin nga një moment i komplikuar, transmeton ksp.

“Në këtë mision të vështirë, Interi mund të ndihmohet nga afrimi i Marottas. Prezantimi i tij në rolin e ri si drejtuesi i ekipit zikaltër do të bëhet ditën e enjte. Administratori i deleguar i ri, do të jetë një mbështetje për trajnerin Spalletti. Të fitojë me PSV, duke shpresuar më pas në kualifikim për në fazën tjetër, është misioni i parë për të mbytur krizën dhe histerizmat”, shkruan gazeta e njohur italiane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme