Sport

Sancho dëshiron të jetë shembull për të tjerët

Futbollisti i ri i Anglisë dhe Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, dëshiron të përsosë lojën e tij duke u bazuar në atë të Neymarit dhe beson se mund të shihet si pionier për talentet e tjerë anglezë.

Sancho mori një vendim të guximshëm duke kaluar në Bundesligë, pasi e pa rrugën për të depërtuar te Manchester City si të bllokuar, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Ai që nga atëherë ka dalë në skenë dhe është bërë një prej talenteve më të mëdhenj në elitën e futbollit gjerman.

Sancho 18-vjeçar beson se mund të merret si shembull për të rinjtë e tjerë që kërkojnë të depërtojnë në skenën e madhe.

“Mendoj se mund të jem shembull për të tjerët. Në rregull, unë jam vetëm 18-vjeçar, por mosha është vetëm numër. Nëse je mjaftueshëm i mirë, atëherë pse jo? Në Angli veçanërisht, futbollistët nuk largohen nga vendi derisa të mbushin së paku 22 vjet. Unë dua t'u them të gjithëve, 'Mos u frikësoni për të më ndjekur mua dhe të bëni një lëvizje të tillë'. Ne jemi të interesuar për t'ia dalë si futbollistë. Kështu që kur të vjen rasti duhet shfrytëzuar, përndryshe nuk do të kemi sukses. Nuk mund të japësh më të mirën nëse nuk shfrytëzon rastet”, ka thënë Sancho.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)